Maksimiliano Alegri duket se po kalon një moment të vështirë në drejtimin e Juventusit. Pas dominimit në kampionat dhe kualifikimit në Champions, erdhi ajo disfatë në Superkupën e Italisë ndaj Milanit, që i prishi jo pak marrëdhëniet e tij me klubin dhe tifozët.

Tashmë në kampin bardhezi kanë filluar aludimet për të ardhmen e trajnerit italian. Tifozëve duket se u është sosur durimi me Alegrin dhe kërkojnë një tjetër trajner në vendin e tij.

Sipas një sondazhi të kryer, tifozët bardhezinj kërkojnë që në krye të skuadrës së tyre Jurgen Klop, i cili aktualisht është trajner i Liverpulit.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb