Anija e shpëtimit “Ocean Viking” shpëtoi 92 persona nga një gomone në afërsi të Libisë, deklaroi një nga drejtuesit e anijes.

“Ocean Viking sapo ka shpëtuar 92 persona nga një gomone e mbipopulluar, përfshirë gra shtatzëna dhe foshnje”, shkroi në Twitter organizata “Mjekë pa Kufij” (MSF).

MSF deklaroi se në anije kishte pesë gra shtatzëna dhe 38 fëmijë e adoleshentë.

Grupi i ndihmave shtoi se shumë prej të mbijetuarve vuanin nga hipotermia, ishin në gjendje të dobët dhe të mbuluar me naftë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb