ITALI- Forcat e policisë në provincën e Padovas kanë arrestuar 4 shqiptarë pasi akuzohen për ‘shfrytëzim prostutcioni’. Mediat italiane raportojnë se 4 shqiptarët ishin pjesë e një rrjeti të cilën policia e ka shkatërruar.

Arrestimi i shqiptarëve erdhi pas një hetimi rreth 6 muaj, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i 4 personave të arrestuar. Mësohet se nga aktiviteti rrjeti arrinte të fitonte gjatë një dite rreth 3 mijë euro.

Rrjeti menaxhonte dhe shfrytëzonte vajzat për prostitucion kryesisht në zonën e Vigodarzere dhe Campodarsego. Policia italiane vijon hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: