ITALI – Policia italiane ka vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar, i cili kultivonte marijuanë, në një dhomë të fshehtë të shtëpisë së tij. Sipas mediave italiane, 25-vjeçari shqiptar me profesion hidraulik, kishte vendosur një pasqyrë në vend të derës që shërbente për tu futur në dhomën ku kultivohej marijuanë. Për dhomën e fshehtë nuk kishte dijeni as partnerja e tij.

Kur policia trokiti në derën e tij, shqiptari nuk bëri rezistencë, duke i lënë të kontrollonin banesën. Por kur karabinierët spostuan pasqyrën, zbuluan kalimin sekret që të çonte në serën e marijuanës.

Sipas policisë, në dhomën serë u gjetën rreth 60 bimë kanabis, të përmasave të ndryshme. Ndërkohë shqiptari 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nën akuzën e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb