ITALI- Gati 11 kile marijuanë të fshehura në një kantinë, në një grumbull plehrash janë gjetur nga policia italiane.

Policët e Pinorolos i kanë gjetur dje në S. Germano Chisone, në shtëpinë e shqiptarit Eduart Mullaj, 55-vjeç. Ky i fundit u arrestua me akuzën e posedimit me qëllim shitjen e marijuanës.

Veprimet e tij të dyshimta kanë rënë në sytë e qytetarëve, të cilët kanë raportuar në polici.

Ky veprim është marrë nga raporti i një grupi të qytetarëve të cilët kishin vënë re një sjellje të dyshimta nga shtëpia.

Në makinën e tij, policia gjeti një qese që kishte erë të fortë kanabisi dhe që përdoret për shpërndarjen e drogës. Policia ndërkaq po heton nëse ka një lidhje mes sekuestrimit të dy vilave në Canterbury-t dhe Torino, të kryera në korrik dhe në fillim të dhjetorit të këtij viti, aty ku prodhoheshin sasi të mëdha të marijuanës industriale. Shtëpitë ishin marrë me qira më para që vinin nga Hong Kongu. Shqiptari, sipas hipotezës hetimore, mund të ketë marrë drogë nga fabrikat e kanabisit.

Të dy vilat në Canterbury dhe Torino ndodheshin në zona mjaft të izoluara dhe janë përdorur nga shtetas kinezë si laboratorë për rritjen e kanabisit. Qiratë janë paguar me para që vijnë nga llogari baqnkare në Hong Kong. Në fortesën e dytë të drogës, aty ku jetonte shqiptari, policia gjeti në kodër 2400 bimë marijuane.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb