Në një mënyrë pa dyshim imagjinative, një artist italian ka përkujtuar piktorin e madh spanjoll, Pablo Picasso, i cili vdiq në Francë në prill të vitit 1973.

Dario Gambarin, me një traktor në një fushë në Verona, arriti të krijojë portretin e piktorit. Në vitin 1907, Picasso kishte bërë këtë autoportret të famshëm. Gabbarin pretendon se sot ai krijoi portretin më të madh të artistit spanjoll në të gjithë botën.

Nuk është hera e parë që artisti italian “pikturon” në një fushë. Në nëntor 2013, në 50-vjetorin e vdekjes së John F. Kennedy, ai krijoi një portret të presidentit të vrarë të SHBA. Në të njëjtin vit, me një parmendë dhe një vegël me hark, ai krijoi imazhin e Papa Françeskut në një fushë prej rreth 25 mijë metrash.

Në vitin 2016, përpara zgjedhjeve amerikane, sërish me traktorin e tij, Gambarin e ktheu fushën në pikturë duke bërë imazhet e Donald Trump dhe Hillary Clinton. Në fakt, në shpatullën e majtë të ish-presidentit amerikan, ai kishte pikturuar fjalën ciao.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb