Kriza ekonomike e shkaktuar nga shpërndarja e Koronavirusit, përfshin edhe botën e eskortave. Të detyruara të qëndrojnë në karantinë, shumë kanë filluar të ofrojnë videochat për klientët e tyre. Disa të tjera,12%, i kanë kërkuar shtetit, një bonus prej 600 euro nga Inps. Lajmin e bën me dije Escort Advisor, website i escortave më i vizituari në Europë me më shumë se 2 milion përdorues mujor vetëm nga Italia.

Ndryshe nga këto profesioniste disa kanë qenë të detyruara të kërkojnë ndihmë në shoqata bamirëse, si Caritas e të tjera, për të mbijetuar. Gjatë vitit, mesatarisht punojnë online rreth 120 mije escorta në Itali dhe muajt më fitimprurës janë prilli, maji, tetori.

Një sondazh i realizuar nga Escort Advisor, mes eskortave profesioniste, tregon që 46% e tyre nuk do të kërkojë një bonus në INPS apo në ente të tjera, sepse nuk ka nevojë, ndërsa 28% mendon që nëse kjo krizë do të zgjasë pak muaj do ja dalë. 14% nuk e përjashton që do të ketë nevojë për ndihmë, duke nisur nga muaji i ardhshëm dhe 12% është detyruar të kërkojë ndihmë për të mbijetuar, edhe pse nuk janë të sigurta nëse do ta marrin këtë ndihmë, duke pasur parasysh që janë pa dokumenta.
Website publikon edhe intervista të realizuara me disa escort, që zbulojnë një kuadër mjaft heterogjen.

Rossana per shembull është një escort në Firenze, që është ‘një nga ato kategori të braktisura nga shteti’, Chiaras ‘nuk i mungon asgjë’, sepse ka arritur të kursejë dhe mbi të gjitha ka gjithcka i duhet për të punuar në smart working.
‘Janë të rëndësishme edhe darkat në distancë-ka treguar Chiara-sepse klientët e mi më tregojnë mua banesën e tyre dhe panoramat nga ballkoni i tyre. Kam ndarë me ta një panoramë virtuale me pamje nga Colosseo dhe piva një kafe në një apartament me pamje nga liqeni i Comos. Gjithashtu kam organizuar një aperitiv seksi me një çift antikonformist në zemër të Dubai’, tha Chiara.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb