ITALI

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar nga policia italiane pasi gjatë kontrolleve i  është gjetur një sasi kokaine si dhe 8 mijë euro Cash.

Siç raportojnë mediat lokale, shqiptari shiste kokainë me një makinë të tipit “Fiat” në rrugët e Stezzanos.  Ndalimi i shqiptarit u bë nga autoritetet në sajë të operacioneve të cilat kishin për qëllim goditjen e personave të rrezikshëm për sigurinë publike dhe trafikantëve të drogës, raporton “BalkanWeb“.

Albanese
Albanese

40-vjeçari shqiptar në momentin e arrestimit kishte një sasi kokaine prej 40 gram, kjo e ndarë në 19 doza të vogla si dhe shumën e eurove.  Pas arrestimit të shqiptarit, autoritete e shtrin kontrollin edhe në banesën ku jetonte 40-vjeçari  teksa gjetën edhe 150 gram të tjera kokainë , e cila ishte fshehur në një vazo qeramike në dhomën e ndenjes.

Stezzano Spaccia Cocaina In Autoarrestato Aveva Con Se 8mila Euro 06971ed0 Eff3 11e8 8149 4bd73cf526cf 998 397 Big Story Detail
Stezzano Spaccia Cocaina In Autoarrestato Aveva Con Se 8mila Euro 06971ed0 Eff3 11e8 8149 4bd73cf526cf 998 397 Big Story Detail

Në cilësinë  e provës materiale u sekuestruan  edhe disa pajisje, të cilat  shqiptari i përdorte për ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb