Policia italiane ka vendosur në pranga një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi dyshohet se ka dhunuar e grabitur një prostitutë.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja me nënshtetësi të huaj, lajmëroi karabinierët se ajo kishte hipur në makinë me një të ri, për të kryer marrëdhënie seksuale, por sipas gruas, ai nisi ta sulmojë dhe t’i kërkojë para.

Më pas thuhet se i riu i mori gruas çantën brenda së cilës kishte 100 euro dhe kartën e identitetit. Bazuar në përshkrimin e gruas, efektivët nisën menjëherë kërkimet dhe ranë në gjurmët e 25-vjeçari.

Policia bëri të mundur marrjen mbrapsht të sasisë së parave dhe mjetit të identifikimit dhe ato ia ktheu gruas. Ndërsa shqiptari u shoqërua për në ambientet e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb