Gjyshërit tanë u urdhëruan të shkonin në luftë, neve na kërkohet të rrimë në shtëpi, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në emisionin ”La vita in dieretta” të televizionit italian, RAI1, i pyetur për masat e marra për mospërhapjen e koronavirusit.

‘Kjo bëhet mbi të gjitha për të mbrojtur shëndetin e të dashurve tanë, për të mbrojtur shëndetin e mjekëve që po lënë shpirtin në punë. Kur shikoj të rinjtë që shkojnë për të pirë ndonjë aperitiv dhe janë të gjithë bashkë në ndonjë shesh apo vend tjetër, unë nuk dua të bëj moralistin, pasi më pëlqen edhe mua, por duhet të dinë që, e para, po superpopullojnë spitalet sepse rrisin kontaminimin dhe e dyta, po e cojnë virusin në shtëpi duke rrezikuar prindërit dhe gjyshërit”, theksoi Di Maio.

”Kjo betejë fitohet apo humbet vetëm duke qenë së bashku”, shtoi ai.

Italianët kanë pasur gjithmonë forcën për të rifilluar nga e para, madje edhe në momente vështirësish, deklaroi po sot në FB Di Maio.

”Kjo sepse Italia është një vend që nuk dorëzohet kurrë. T’ia demonstrojmë botës. T’ua demonstrojmë të gjithëve”, shtoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb