ITALI – Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Ardian Doda u padit nga një 24-vjeçare ukrainase duke e akuzuar atë se e detyronte të prostituonte.

Vajza, emri i së cilës nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, denoncoi Dodën pas dhunës fizike të ushtruar nga ai si dhe kërcënimeve me jetë nëse ajo nuk prostituonte.

24-vjeçarja, që punonte si prostitutë në rrugën Boscofangone, në komunën Nola, e denoncoi shqiptarin pasi e kishte rrahur mbi 11 herë.

Adrian Doda u arrestua në Rumani në përpjekje për t’iu arratisur policisë italiane. Megjithatë ai ra në pranga dhe më pas u dërgua sërish në Itali.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb