Qëllimi ynë është ta rihapim Italinë sa më shpejt të jetë e mundur për turizmin, si të brendshëm, ashtu edhe të jashtëm, tha kryeministri italian Mario Draghi.

“Pandemia ka pasur efekte të mëdha ekonomike në operatorët e turizmit dhe ne po punojmë për t’i filluar sërish sa më shpejt të jetë e mundur dhe me sigurinë maksimale”, vuri në dukje Draghi.

“Nisma e parë është përpjekja që qeveria bën për përfundimin e shpejtë të fushatës së vaksinimit”, shtoi ai.

Kryeministri shpjegoi se përsa i përket flukseve turistike, qeveria po planifikon të zgjerojë eksperimentimin e fluturimeve “të testuara për Covid”, që përfshin më shumë linja, më shumë itinerare dhe më shumë aeroporte.

Në lidhje me vendet e G7-s, në veçanti me SHBA-në, Japoninë dhe Kanadanë, do të favorizohet hyrja pa karantinë në rast të certifikimit të vaksinimit.

Në të kundërt, Draghi theksoi se do të ruhen të gjitha masat e nevojshme paraprake në lidhje me vendet ku ka përhapje të gjerë të COVID-19 dhe varianteve të tij më të rrezikshme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb