TIRANE

Një tjetër foshnje në Itali me koronavirus. Vogëlushja e cila është vetëm një muajshe është shtuar në spitalin e Brescias dhe është në izolim.

Sipas mediave italiane ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën vëzhgim të afërt nga mjekët. Ky është rasti dytë me koronavirus në Itali, pak ditë më parë një tjetër foshnjë vetëm 20 ditëshe u shtrua në spitalin e Papa Giovanni XXIII në Bergamo.

Edhe ai në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vogëlushi merr fryme vetë pa pasur nevojën e aparaturave por ndodhet në izolim të plotë. Kujtojmë që deri tani në Itali nga koronavirusi kanë vdekur 107 persona dhe janë infektuar 3089 por ka edhe 276 të shëruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: