‘Bëni tamponin, edhe me rrezikur që gruaja t’ju nxjerrë jashtë shtëpisë’. Është ky apeli i bërë nga bashkiaku i Modica, Ignazio Abate, pas shtrimit në spital të një eskorte, që ka rezultuar pozitive me Covid-19. Tani qytetarri i parë i Modicas ka frikë për një vatër të re në qytetin e tij.

‘Dy apo tre klientë në ditë për 10 ditë-shpjegon Abate për Repubblica-janë 20-30 persona që mund të kenë marrë virusin, duke infektuar të gjithë pjesëtarët e familjes apo persona të tjera në bare. Apeli i tij është për të bërë tamponin për të gjithë ata që kanë pasur kontakte me atë grua, edhe me rrezikun që bashkëshortja mund t’i nxjerrë nga shtëpia’.

Sepse alternativat në këtë moment janë dy. E para është të tregojnë që kanë qenë klientë të asaj gruaje dhe ti nënshtohen tamponit, duke rrezikuar edhe të jenë pozitiv dhe të japin shpjegime në familje, të fejuarës apo bashkëshortes duke marrë parasysh pasojat, ose të lënë gjithçka në heshtje, por me rrezikun që mund të infektojnë dhe të shpërndajnë virusin. Për momentin bashkiaku i Modica i ka kërkuar policisë të ruajë të gjitha apartamentet ku mendohet se ushtrohet ky aktivitet, duke pasur mundësi të zbulohen edhe prostituta të tjera të cilat kanë takuar kolegen dhe t’i nënshtrohen testeve të tamponit. Por përsa i takon klientëve, deri tani nuk është asgjë, sepse asnjë prej tyre nuk është paraqitur për t’ju nënshtuar testit të Covid-19, thotë Abate.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb