Përfundim tragjik në rastin e Sara Ahmed Lemlem, një 40-vjeçare me kombësi holandeze dhe origjinë nga Eritrea, e cila është zhdukur që prej 4 dhjetorit. Trupi i pajetë i gruas u gjet në një bosht ashensori brenda një ndërtese që do të restaurohet në Vigevano (Pavia).

Corrado Mannato, bashkëjetues i 40-vjeçares u dërgua në kazermë. Burri kishte denoncuar zhdukjen e saj në polici, duke shtuar se kishte debatuar me partneren e tij sepse ajo donte të kthehej në Holandë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb