Testi europian për diagnostikimin e koronavirusit 2019nCoV është gati dhe u përgjigjet indikacioneve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Testi është zhvilluar në Itali, në laboratorin e virologjisë të Universitetit të Padovës, të specializuara në studimin e të ashtuquajturave “viruse të importit” siç janë ato të etheve të Nilit Perëndimor.

“Ne kemi përdorur sekuencat e reja të koronavirusit të depozituara në bazat e të dhënave ndërkombëtare”, tha menaxheri i laboratorit Andrea Crisanti. “Është një test shumë efikas dhe renditet ndër më të mirët në botë”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb