Një burrë 43 vjeçar është ndaluar nga policia dhe ka rrëfyer vrasjen e një gruaje, trupi i së cilës është gjetur i ndarë në copa në Borno, në Bresciano, Itali.

Viktima është 25 vjeçarja Carol Maltesi, njohur në botën e hard-porno me emrin Charlotte Angie. Gruaja është identifikuar falë tatuazheve të saj. Burri akuzohet për vrasje të rëndë me dashje, shkatërrim dhe fshehje të kufomës.

Sipas rrëfimit të burrit, vrasja dyshohet se ka ndodhur në janar në Milano. Pas krimit, 43-vjeçari vendosi trupin e të resë në frigorifer në shtëpinë e saj. Në një moment të dytë, burri e bëri copë-copë trupin dhe u zhvendosi në zonën e Brescias për ta hedhur nga një shkëmb ku u gjet më vonë. Gjatë hetimeve, hetuesit kishin zbuluar se më 20 mars makina e Carol Maltesit kishte kaluar në Borno, por drejtohej nga një burrë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të hënën, pas hipotezave për identitetin e viktimës, në shtypin vendas, 43-vjeçari shkoi në polici për të dhënë informacione për gruan e zhdukur, duke thënë se ai ishte mik dhe fqinj i yllit të pornos dhe “ofroi të tregonte atë që ai dinte për ngjarjen, por që ishin kontradiktore me hetimet e kryera deri në atë moment.

Më pas karabinierët dhe hetuesit e kanë marrë në pyetje burrin dhe gjatë natës 43-vjeçari ka pranuar krimin. Për momentin nuk dihet ende motivi i vrasjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb