BARI- Një trup i djegur është zbuluar në tragetin “Norman Atlantik”, i cili u mbyt pasi një zjarr ra në bord më 28 dhjetor. Trupi ndodhej në kabinën e një kamioni në urën 4. Prokurori i Bari, Ettore Cardinali hyri në beliken e ankoruar në Brindisi, pas një sinjalizimi nga ana e forcave zjarrfikëse.

Trupi djegur që u gjet në bordin e anijes Norman Atlantikut u tërhoq dhe u dërgua në Bari, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do ti nënshtrohet procedurave në orët që vijojnë deri në identifikimin e plotë. Francesco Introna dhe Biagio Solarino, janë mjekët ligjorë të emëruar nga prokuroria e Barit për tu marrë me ekzaminimet. Ata ishin sëbashku me prokurorin Cardinali, personelin e Kapitanerisë të Portit të Barit dhe karabinierët në vendin ku u zbulua kufoma ku kryen procedurat e nevojshme.

Pas kryerjes së ekspertizës, do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Kështu shkon në 10 numri zyrtar i viktimave nga mbytja e tragetit “Norman Atlantic 28 dhjetorin që lam pas. Nëntë të tjerët, të gjithë të tërhequr nga deti nga ekipet e shpëtimit, kishin si shkak të vdekjes hipoterminë dhe mbytjen.
Trupi i gjetur sot, është i pari që është gjetur i vdekur në bordin e anijes. Duke marrë parasysh listën e udhëtarëve janë ende 18 persona të zhdukur dhe hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në traget të ketë kufoma të tjera. Në bordin e “Norman Atlantic”, ishin 478 persona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb