Dy persona janë zhdukur në rajonin Baniacavalo të Emilia Romagna, për shkak të motit të keq, siç njoftoi ministri italian i Infrastrukturës, Galeaccio Bignami.

“Kreu i shërbimit të mbrojtjes civile tha se dy persona janë zhdukur në Baniakavalo pasi çatia e strehës së tyre u shemb”, tha ai në një konferencë për shtyp mbi gjendjen e jashtëzakonshme në zonë. Zjarrfikësit po përpiqen t’i lokalizojnë dhe ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumetsi tha se “të gjithë shpresojnë që ky të jetë vetëm një alarm i përkohshëm dhe të gjenden të gjallë”.

Më parë, shërbimet e shpëtimit evakuuan rreth 1,000 njerëz nga zona e rrezikut në Emilia Romagna. Operacionet e shpëtimit prekën kryesisht popullsinë e provincave të Ravenës dhe të zonës së Bolonjës. Sipas shërbimit zjarrfikës të vendit, në 24 orët e fundit ekipet e shpëtimit kanë kryer mbi 500 operacione në zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb