Një çift kinez, pacientët e parë me koronavirus në Itali, kanë dhuruar 40 000 dollarë për një institut kërkimi në Romë.

“Çifti nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra fillestare e shpërthimit të koronavirusit, bëri një donacion në një qendër që studion virusin”, shkruajti instituti “Spallanzani” në Twitter.

Në çastin e sëmurjes nga koronavirusi, çifti ndodhej në një hotel në Romë. Ata u trajtuan për disa javë, para se të liroheshin nga spitali në muajin mars.

Pasi rastet u bënë publike, Italia ndaloi të gjitha fluturimet drejt dhe nga Kina dhe shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb