TIRANE– Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, është vënë sërish në krye të Partisë Demokratike. 42-vjeçari Matteo Renzi, fitoi më shumë se 70% në votimet e së dielës brenda partisë, duke lënë pas më një diferencë të madhe votash dy kandidatët e tjerë, ministrin e Drejtësisë që fitoi 20% të votave, dhe Mikele Emiliano, guvernatorin e rajonit të Pulias, i cili mori 10 përqind të votave.

Kjo fitore e ka vendosur sërish Renzin përballë politikës kombëtare. Ai dha dorëheqjen si kryeministër dhe lider i partisë, pasi plani për reformën e tij kushtetuese u refuzua në referendumin kombëtar të zhvilluar në muajin dhjetor.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, Renzi tha se po nis plotësisht një histori e re: “Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe. Falënderoj të gjithë ata që kanë besim tek Italia. Kjo nuk është gjysma e dytë e një loje të zakonshme. Kjo është tërësisht një lojë e re që duhet ta fitojmë”.

Në votimet e së dielës morën pjesë rreth 2 milionë persona. Tashmë Renzi do të përgatisë Partinë Demokratike të qendrës së majtë për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të zhvillohen më maj të 2018.

Sondazhet e zhvilluara së fundi tregojnë se partia e Renzit pozicionohet pas Lëvizjes 5 Yjet, njoftojnë mediat e huaja. Fitorja e Renzit u përshëndet edhe kryeministri i Italisë, Paolo Gentilioni, e cili erdhi në pushtet pas dorëheqjes së Renzit si kryeministër.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: