Rreth 816 000 italianë janë transferuar jashtë vendit këto 10 vitet e fundit, më shumë se 73% e të cilëve janë të moshës mbi 25 vjeç.
”Mes tyre, rreth tre e katërta kanë një nivel arsimimi të mesëm dhe të lartë”, sipas raportit të ISTAT mbi migracionin.
Numri i të ardhurve nga kontinenti afrikan në Itali në 2018 është është ulur me 17%.
Fenomeni i zhvendosjes në kërkim të një pune nga jugu drejt veriut dhe pjesës qendrore të Italisë është në rritje të lehtë.
Sipas raportit të ISTAT mbi regjistrimin e popullsisë rezidente, në vitin 2018, ka më shumë se 117 000 lëvizje nga jugu dhe ishujt që kanë si destinacion rajonin e pjesës qendrore dhe veriore (+ 7% në raport me 2017).
Nga këto eksode vuajnë kryesisht Siçilia dhe Kampania, që kanë humbur në vitin 2018 më shumë se 8 500 residentë të diplomuar, me moshë mesatare 25 vjeç.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb