Tifozët e Interit thuhet se planifikojnë një protestë të madhe ndaj lojtarëve dhe drejtuesve kur zikaltërit do të përballen me Sassuolon të dielën. Trajneri i shkarkuar Stefano Pioli nuk do të ketë mundësinë të përjetojë protestën pasi tashmë është shkarkuar, teksa 40 mijë tifozë pritet të protestojnë ashpër për formën e dobët të skuadrës dhe mënyrës së menaxhimit të ekipit nga drejtuesit dhe se protesta pritet të vijojë disa ditë nga ku pritet që tifozët të vendosin disa kushte për drejtuesit dhe lojtarët. La Gazzetta dello Sport raporton se Curva Nord është e pakënaqur me lidershipin e klubit, duke besuar se kishte probleme të tjera të thella në klubin zikaltër që shkaktuan rezultatet negative. Interi ka fituar vetëm dy pikë nga 7 ndeshjet e fundit në Serie A dhe kjo është ecuria më e keqe e Interit këto vitet e fundit.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: