ITALI – Policia italiane sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike të llojit heroinë dhe vuri në pranga 56­vjeçarin shqiptar Ruzhdi.E. Sipas mediave italiane, rreth 30 kg heroinë u zbuluan në një papafingo, në një ndërtesë banimi në rrugën “Leopardi”, në Padova.
Shtetasi shqiptar Ruzhdi. E, rezulton person i papunë, jeton me familjen dhe disa të afërm. Ai ka thënë se nuk ishte në dijeni të llojit të substancës që ndodhej në qese, por dikush i kishte ofruar rreth 1000 euro për t’ja dhënë qeset një personi të cilin ai nuk e njihte. 56-vjeçari i tha policisë se kishte menduar se brenda qeseve kishte miell.
Sipas autoriteteve italiane, nëse sasia e drogës së sekuestruar do të shitej në tregun me shumicë, do të vlente 600 mijë euro, dhe në tregun e pakicës do t’i kishte sjellë trafikantëve rreth 2 milion euro fitime.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar të gjithë rrjetin e trafikut të drogës, ndërsa po verifikohen kontaktet telefonike të shqiptarit, të cilit i janë konfiskuar tre telefona celular me shumë karta SIM.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: