Dy të rinj një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga autoritetet italiane gjatë ditës së sotme.

Operacioni i policisë vjen në kuadër të goditjeve të rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa policia ka dyshuar tek ata dhe pas kontrolleve atyre iu është gjetur një sasi prej 500 gram marijuane, raporton BalkanWeb.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë M.A, 21 vjeç dhe A.A, 24 vjeç banues  në Ragusa. Gjithashtu policia vijon kontrollin në këtë zonë, ndërsa dyshimet janë të forta se dy të rinjtë kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në shpërndarjen e kokainës.

Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa togat e zeza do të japin masën përkatëse pas shqyrtimit të rastit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb