ITALI

Një varkë me 4.5 ton hashash brenda është kapur në afërsi të Siçilisë në Itali. Drogë raportohet se ka një vlerë prej 50 milionë euro. Kontrolli i anijes erdhi nga Guardia di Finanza pas një alarmi të lëshuar nga autoritetet franceze të anti-drogës.

Në operacion u arrestuan 3 shtetas turq. Një operacion ndërkombëtar anti-drogë, i udhëhequr nga Njësia e Policisë Financiare dhe Ekonomike, me mbështetjen e grupit ajror dhe detar të Messinës, çoi në konfiskimin e mbi 5 ton drogë.

Droga ishte nisur nga Maroku dhe së shpejti do përfundonte në tregjet e shitjes në gjysmën e Evropës. Varka prej 12 metrash “Solen 1” do ankorohej në brigjet e Palermos. Deti Mesdhe është një nga vendet globale më të prekura nga trafiku i paligjshëm i lëndëve narkotike.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: