Një arushë, që kishte qenë 10 muaj në ”arrati” dhe për të cilën ishte dhënë një urdhër vrasjeje për shkak të rrezikut që paraqiste, më në fund u kap, thanë autoritetet në veri të Italisë.

Arusha, e njohur si M49, u zhduk papritur nga një park, pas një sërë aventurash duke kapërcyer katër gardhe, përfshirë një të mbrojtur edhe me energji elektrike me tension të lartë.

”Ajo u kap dhe u dërgua përsëri në parkun e kafshëve nga i cili ishte larguar”, shtuan ato.

Kafsha, me peshë 167 kilogramë, është në gjendje të mirë fizike dhe është në një zonë të rrethuar.

Gjatë muajve të fundit, M49 ishte vënë re që të sulmonte disa kafshë të fermave aty pranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb