ITALI

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është pikasur duke transportuar lëndë narkotike në sasi të konsiderueshme. Bashkë me shqiptarin në pranga ka përfunduar edhe një shtetas italian.

Të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 140 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë, e cila ishte e fshehur në një banesë dhe në një kamion. Autoritetet dhe agjentët e policisë pikasën një kamion, i cili po dilte nga një shtëpi e veçuar. Kjo shtoi dyshimet dhe shoferi i kamionit mori urdhër të ndalonte, përcjell lasicilia.it, raporton “BalkanWeb”.

Thirrja  e policisë nuk ka tingëlluar aspak mirë tek shqiptari, ndërsa për t’i shpëtuar policisë përplasi makinën me një mur anësor duke ia mbathur.

1541500267465.jpg Catania Invasione Di Marijuana Albanese Sequestrato Carico Da 140 Kg (1)
1541500267465.jpg Catania Invasione Di Marijuana Albanese Sequestrato Carico Da 140 Kg (1)

Arratia e tij nuk zgjati shumë, por pas ngritjes së pikave të kontrollit ai u kap në Piano Tavola të Belpassos. Brenda në kamion u gjetën disa pako me nga 23 kilogramë marijuanë. Por kontrolli vijoi më pas edhe në shtëpi, aty ku u zbuluan edhe 30 pako të tjera me 119 kg marijuanë. Shqiptari përfundoi në arrest me burg, por edhe pronari i shtëpisë ku u gjet droga.

Kapen
Kapen

Sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, droga e kapur ishte e destinuar për tregun e Etnës, ndërsa vlera e saj në treg  do arrinte vleren e 1 milion euro.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb