Komisioni Europian lejoi sot qeverinë italiane të mbështesë linjën ajrore “Alitalia” edhe me 73 milionë euro të tjera, në formën e ndihmës në lidhje me COVID-19.

“Fondet, në formën e një granti të drejtpërdrejtë, janë për të kompensuar kompaninë ajrore për dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i COVID-19 midis mesit të qershorit dhe fundit të tetorit”, tha KE.

Për shkak të kufizimeve gjatë pandemisë, linja ajrore pësoi humbje të mëdha, veçanërisht në rrugët ndërkombëtare dhe ndërkontinentale.

Brukseli lejoi subvencione të mëtejshme për “Alitalia”-n, pas gati 200 milionë eurove ndihmë shtetërore tashmë të autorizuara në shtator.

Këto fonde do të kompensojnë, gjithashtu, humbjet e shkaktuara për shkak të pandemisë midis fillimit të marsit dhe mesit të qershorit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb