ITALI – Me taka të larta, bluza të shkurtra në bel dhe minifunde, me të gjitha tiparet e prostitutave, dy këshilltare të komunës Castel Volturno kanë dalë në rrugë për të pritur klientët! Në fakt, ato janë vetëm pjesë e një projekti të ndërmarrë prej vetë atyre për të shëruar komunën nga një problem siç është prostitucioni.

Dy këshilltaret “prostituta” kanë ecur përgjatë rrugës Domiziana duke pritur që nga makinat që kalonin aty, t’iu kërkohej ndonjë sherbim seksual. Realisht, sapo ndonjë makinë ndalonte, menjëhërë në rrugë shfaqej “tutori” i tyre: Vetë kryekomunari Dimitri Russo, që me shiritin e tij tringjyrësh mbi xhaketë i vinte gjoba, drejtuesve të mjeteve, për favorizim të prostitucionit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb