ITALI-Një iniciativë nxitëse për ata që lënë makinën në shtëpi dhe marrin biçikletën për të shkuar në punë.

Projekti i ri është përqendruar në Cesena dhe Cesenatico, Itali, ku që prej të hënës 2 korrik do të jepet një çmim në para, që lidhet me lëvizjen e qëndrueshme.

Të dy komunat, propozojnë iniciativën ‘Në punë me biçikletë’, që do të shpërblehen me 25 cent për çdo kilometër të përshkruar nga puna në shtëpi, maksimumi 2.5 euro në ditë, deri në fund të nëntorit. Gjithçka do të jetë nëpërmjet një aplikacioni.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: