ITALI- Pas një kontrolloi të imtësishëm në rrugët me synim parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikut të drogës, policia italiane ka arrestuar një shqiptar rreth 30 vjeç. Arrestimi i tij u bë në zonën e Rietit.

Shqiptari është ndaluar në rrugë teksa ngiste makinën, por më pas karabinierët kontrolluan makinën duke i gjetur një sasi hashashi dhe kokaine, përcjell ilmessaggero.it, raporton BalkanWeb.

Ndaj të arrestuarit rëndon akuza e prodhimit dhe e shitjeve të lëndëve narkotike,  ndërsa kanë nisur  menjëherë procedurat ligjore për 30-vjeçarin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb