ITALI – “Si i ke marrëdhëniet me kolegët në punë?” – “Mirë, baba, gjithçka mirë.” Eh, kjo nuk është një bisedë normale, por një kod komunikimi i regjistruar nga Policia e Ternit në kuadrin e operacionit “Milot”, që vuri në pranga sot në mëngjes, 11 shqiptarë.

Të njëmbëdhjetët akuzohen për vjedhje, drogë dhe prostitucion. Atyre iu shtohen edhe pesë anëtarë të tjerë të së njëjtës bandë që u arrestuan në 30 dhjetor duke e çuar në 16, numrin e tyre. Të arrestuarit u kapën në unazën Orte – Terni me 5 kg e gjysëm marihuanë.

Banda kriminale ishte e specializuar për vjedhjet, por ajo vepronte edhe në fusha të tjera. Hetimet ndaj saj nisën kur në aeroportin e Fiumiçinos u ndalua një shqiptar me një kartë identiteti italiane të falsifikuar, që i përkiste një vajze. Karta ishte vjedhur një muaj më parë në Terni.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb