ITALI- Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane mbrëmjen e sotme në dy operacione, pasi u janë gjetur heroinë e kokainë. Gjatë një operacioni policor të realizuar në Pescara u arrestuar 3 të rinj shqiptarë, Abdyl Klejdi, Armando Mamutllari, dhe Jurgen Sokoli, pasi iu gjetën 1.1 kg kokainë.

Lënda narkotike u zbulua gjatë një kontrolli të policisë në banesën e tyre, ku u gjet e fshehur në dollap. Sipas policisë vlera e kokainës së gjetur arrin në vlerën 14 mijë euro.

Ndërkaq, në një tjetër operacion, u arrestua në Livorno të Italisë një tjetër shqiptar i cili u kap me 6.5 kg heroinë, e fshehur brenda një garazhi.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: