ITALI

Një shqiptar është vënë në pranga të policisë italiane pasi në pjesë e motorit të makinës kishte fshehur një sasi droge e llojit marijuanë dhe kokainë.

Pas konstatimit të drogës, autoritetet kryen menjëherë arrestimin e 32-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Gjatë kontrolleve, autoritetet italiane gjetën të fshehur në pjesën e motorit të makinës 2.5 kg marijuanë, ndërsa në pjesën e sediljeve shqiptari kishte fshehur 70 gram kokainë të pastër. Ai është dërguar në paraburgim dhe në ditët në vijim pritet të jepet vendimi për shqiptarin e arrestuar.

(n.m./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: