ITALI

Një avion i vogël, është përplasur në tokë në zonën e Caorle, Venecia, Italia, duke shkaktuar vdekjen e të dy personave në bord.

Në vendngjarja kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe të ndihmës së shpejtë. Mjeti ishte një Sia Marchetti Sf 260.

Një nga 2 viktimat, sipas informacioneve të para, ishte një instruktor fluturimi.

Akoma nuk dihet ende dinamika e ngjarjes.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb