“Konfirmoj se nuk ka vatra të reja”, deklaroi sot kreu i Departamentit të Mbrojtjes civile dhe komisioneri i Emergjencës për Koronavirusin, Angelo Borrelli, në një konferencë për shtyp.

“Kemi 229 raste infektimi, nga të cilët gjashtë kanë vdekur dhe një ka dalë nga spitali”, vazhdoi Borrelli.

Ai bëri të ditur gjithashtu se viktima e shtatë sot pasdite ishte një 75-vjeçar, i cili vuante nga sëmundje të mëparshme, sikurse ka qenë rasti për të gjitha viktimat e mëparshme.

Italia, ku shkollat dhe universitetet janë mbyllur në shumicën e rajoneve veriore, është bërë një nga frontet kryesore në luftën kundër koronavirusit jashtë Kinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb