ITALI – Në mes të historive të dhimbshme që vijnë nga Italia Qendrore, pas tërmetit shkatërrues që shkaktoi dhjetëra viktima, ka edhe histori që mund të konsiderohen mrekulli.

Dy vëllezër 4 dhe 7 vjeç janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat, pasi gjyshja i futi poshtë krevatit sapo ndjeu lëkundjet e tërmetit.

Fëmijët ndodheshin në shtëpinë e gjyshes, në Pescara del Tronto, provincë e Ascoli Piceno, e shkatërruar tërësisht nga tërmeti.

Tashmë grupet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat gjyshen, e cila dëgjohet teksa kërkon ndihmë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: