Parma

Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë Halil Mustafaj dhe Renato Mustafaj, të akuzuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, raportojnë mediat në Parma.

Pronari, një banor shqiptar në Salsomaggiore Terme për vite të tëra, denoncoi se ishte viktimë e një tentativë vrasjeje. Hetimet e mëtejshme të koordinuara nga karabinieria dhe Prokuroria Publike e Parmës bënë të mundur identifikimin dhe më tej arrestimin e dy shtetasve nga Shqipëria. Dy personat u dërguan në paraburgim. Shqiptarët e akuzuar janë kushërinj me njëri-tjetrin.

  • foto galeri

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb