ITALI
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari shqiptar ka ndodhur në mëngjesin e kësaj të mërkure në Lece të Italisë.
Sipas ANSA, aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës në rrugën që lidh Gallipoli me Sannicola pranë fshatit Chiesanuova. Teksa po ngiste makinën e babait rrugës për në punë, 20-vjeçari, Manuel Toska ka humbur kontrollin duke gjetur më pas vdekjen.

Kanë qenë shoferët e rastit që njoftuan ambulancën dhe ndihmën e shpejtë, por edhe pse përpjekjet për ta shpëtuar ishin maksimale i riu nuk arriti të mbijetonte.