ITALI– Presidenti italian, Sergio Mattarella u kërkoi sot partive të binin dakord sa më shpejt të ishte e mundur për formimin e një qeverie, në përfundim të turit të dytë të bisedimeve, që nuk kanë regjistruar asnjë progres.

Megjithatë, presidenti ka dhënë disa ditë kohë për gjetjen e mënyrës për të dalë nga bllokimi.

“Kam këmbëngulur para forcave të ndryshme politike mbi nevojën e vendit tonë për të pasur një qeveri me funksione të plota”, deklaroi Mattarella për shtypin.

“Pritshmëritë e bashkëqytetarëve tanë, konkurrueshmëria në tregtinë ndërkombëtare, afatet e rëndësishme dhe të mundshme nga BE, rritja e tensioneve ndërkombëtare, në zonat pranë Italisë, kërkojnë urgjentisht që një përballje mes partive të zhvillohet dhe të përfundojë në mënyrë pozitive”, nënvizoi ai.

Zgjedhjet e 4 marsit nxorën dy fitues pas maxhorancë, Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yjet (M5S, antisistem), partia e parë e Italisë me më shumë se 32% të votave dhe Matteo Salvini, kreu i Lidhjes së Veriut (ekstremi i djathtë) dhe lideri i koalicionit të djathtë, renditur në krye me 37% të votave.

Të dy pretendojnë të qeverisin dhe janë shprehur të gatshëm për ta bërë së bashku këtë, por Di Maio kërkon që Lidhja e Veriut të shkëpusë paraprakisht aleancën me të djathtën e Silvio Berlusconit, gjë të cilën Salvini, i cili vetëm siguron vetëm 17% të votave, e refuzon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb