Kryeministri italian priti sot Putinin në oborin e Pallatit Kixhi ku presidenti rus mbërriti me veturën “Aurus”, makina presidenciale e numrit një të Kremlinit.

Më pas Putini u takua me presidentin italian, Sergio Mattarella.

“Mes Rusisë dhe Italisë marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira”, sipas burimesh nga presidenca pas takimit mes Sergio Mattarella dhe Vladimir Putin.

“Është vërejtur një shqetësim i përbashkët për luftën civile në Libi dhe rikthimin e mundshëm të terrorizmit islamik që është mundur në Siri”, sipas të njëjtave burime duke shtuar se në këto bisedime është theksuar rëndësia për të pasur stabiliteti në lini për Italinë dhe Europën.

Presidenti rus zhvilloi gjithashtu sot në mëngjes një takim me papa Françeskun dhe më pas me kardinalin sekretar Shteti, Pietro Parolin./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb