Italianët janë më të lumtur me jetesën e tyre dhe ndihen më të sigurt ekonomikisht, sipas një studimi të publikuar sot nga agjencia kombëtare e statistikave, ISTAT.

Sipas ISTAT, në përgjithësi, përqindja e personave të kënaqur me jetesën u rrit në 43,2% vitin e kaluar, duke konfirmuar një trend pozitiv që filloi në vitin 2016.

Në vitin 2013-2015, kjo shifër ishte rreth 35%.

Ekonomia e Italisë ka qenë prej kohësh një pengesë e rritjes ekonomike në Bashkimin Europian, por u përmirësua ndjeshëm pasi daljes së vendit nga një recesion i dyfishtë në vitin 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb