ROMË- “Rregullat e Bashkimit Evropian që detyrojnë Italinë të mbikëqyrë të gjitha anijet e emigrantëve që mbërrijnë në territorin e saj dhe t’i ndalojë ata të lëvizin drejt unionit duhet të ndryshojnë”, deklaroi kryeministri italian, Matteo Renzi.
I ashtuquajturi “Rregullimi Dublin II” është kritikuar për vënie nën presion të vendeve që shërbejnë si pika hyrëse në kufijtë e BE-së, si Italia dhe Greqia.

Parashikimet e këtij rregulli shpeshherë nënvlerësohen, përderisa emigrantët gjejnë mënyra për të hyrë në kufijtë e Evropës Veriore. “Në Evropë duhet të ndryshojnë parimet e vendosura nga Dublin II”, deklaroi Renzi për gazetën italiane ”Corriere della Sera”.

“Unë kam një plan ‘B’ nëse një samit i parashikuar i BE-së nuk na bën të ditur arritjen e rezultateve për një çështje të tillë të rëndësishme. Emigrimi është një çështje serioze. Për të qenë i sinqertë, përgjigjet e Evropës nuk janë të mjaftueshme. Akomodimi i vetëm 24 000 personave është të paktën një provokim”, theksoi Renzi.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: