Sporti individual merr fund, në shtëpi apo jashtë… Pishinat, sallat e gjimnastikës dhe klubet e fitnesit do të rihapen sot në Itali duke shënuar një etapë të re të lehtësimit të masave kufizuese, filluar para tre javësh.

Një javë pas dritës së gjelbër për rihapjen e bareve dhe restoranteve, rreth 10 milionë italianë që frekuentojnë ambientet sportive do të mund të ushtrohen, me kusht që të rezervojnë vendin e tyre.

Vetëm dy rajone kanë vonuar këtë hapje, Lombardia dhe Bazilikata më 3 qershor.

Mbajtja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme gjatë ushtrimeve, por disa salla do t’i vendosin në hyrje të dhomave të veshjeve.

Zonat duhet të kufizohen rreth pajisjeve për të garantuar distancën prej dy metra gjatë aktivitetit fizik.

Në pishinat publike dhe parqet ujore, është një hapësirë prej të paktën shtatë metra katror që duhet të respektohet dhe një distancë prej të paktën një metër e gjysmë mes shezlonëve.

Vendi më i prekur nga pandemia e COVID-19 që ka shkaktuar të paktën 32 000 të vdekur në tre muaj, Italia ka përshpejtuar lehtësimin e kufizimeve javën e kaluar, me rihapjen e shumë tregjeve, bareve dhe restoranteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: