Një avion i vogël turistik është rrëzuar sot në Padova të Italisë jashtë aeroportit ‘G.Allegri’. Raportohet se si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën piloti i avionit.

Mësohet se avioni ishte në fazën e uljes, dhe ndoshta për shkak të një gabimi, ose një problemi teknik, goditi një pemë duke u përplasur në tokë.  Mediat italiane raportojnë, se aksidenti mund të kishte pasoja edhe më të rënda pasi pak metra nga vendi i aksidentit ishte një rrugë mjaft e populluar e qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb