Ka ndodhur në orën 9.37 minuta shpërthimi që ka shembur plotësisht atë që kishte mbetur nga ura Morandi. Pak sekonda janë dashur për të rrafshuar përfundimisht urën e njohur të Genovas.
Shembja e urës Morandi më 14 gusht u mori jetën 43 personave, mes tyre edhe dy shqiptarëve, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.
Pamjet tregojnë se si në pak momente ura është shembur plotësisht me metodën e shpërthimit të komanduar, duke shkaktuar një re të madhe pluhuri. Tani Ura e Genovas mbetet vetëm një kujtim.