Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi shfrytëzonin pesë vajza nga Europa Lindore për prostitucion.

Policia italiane ka bërë të dituar emrat e shqiptarëve të arrestuar, të cilët janë: Gazmir Difaj, 41 vjeç, Bledjan Curri, 30 vjeç, Arnis Difaj, 22 vjeç dhe Altin Koleci, 39 vjeç.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe 19 kg lëndë narkotike. Operacioni u zhvillua në zonën e Casetta-s, Modenas dhe Barit, kurse hetimet kishin nisur që në muajin prill 2013.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: