ITALI- Dhjetë persona janë arrestuar në Monza dhe në disa qytete të tjera të Italisë për trafik të lëndëve narkotike.  Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar 8 shqiptarë, një italian si dhe një shtetas rumun.

Ndalimi dhe më pas arrestimi i trafikantëve është bërë pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata e Varezës. Ndaj grupit tashmë të arrestuar rëndon akuzat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si heroinë, kokainë, por edhe marijuanë, përcjell ilcittadinomb.it, raporton BalkanWeb.

Pas operacionit të karabinierëve, shqiptarët dhe dy shtetasit e tjerë janë ndaluar në Milano,  Monza, Brianzas, Vareses, Pesaros, Urbinos si dhe në Rovigos.

Hetimet që zbuluan grupin e trafikantëve të drogës kanë nisur më 10 nëntor 2016, pas ekzekutimit me armë të dy shqiptarëve, Alban e Agron Lleshaj në  zonën e Canegrate.

Shqiptarët e arrestuar: Kastriot Mehmeti (37 vjeç), Leonard Kalaj (38 vjeç), Pllumb Delaj (40 vjeç), Ilir Aliu (44 vjeç), nipin e tij Xhuliano Aliu (26 vjeç), Ina Çela (24 vjeçe), ndërsa identiteti i dy të tjerëve nuk bëhet me dije.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb