PINETO- Të paktën tre persona u plagosën sot, pasi kushtet ekstreme të motit provokuan shpërthimin e një gazsjellësi në qytetin Pineto, në qendër të Italisë. Të plagosurit janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Sipas videove të publikuara dhe dëshmitarëve shpërthimi ishte shumë i fortë dhe flakët mund të shiheshin dhjetëra kilometra larg.

Moti i keq ka përfshirë në fakt Italinë, ku në mjaft qytete janë krijuara probleme të shumta. Për shkak të borës është mbyllur autostrada A25.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb